‘Dita Ndërkombëtare e Kooperativave’, kremtohet çdo vit të shtunën e parë të muajit korrik. Qëllimi i shënimit të kësaj dite, është rritja e ndërgjegjësimit rreth kooperativave dhe promovimi i ideve të lëvizjes për solidaritetin ndërkombëtar, efikasitetin ekonomik, barazinë dhe paqen botërore.
Këtë vit ‘Dita Botërore e Kooperativave’, shënohet me temën “Kooperativat ndërtojnë një botë më të mirë”, për të njohur kontributin e kooperativave dhe për ta bërë botën një vend më të mirë.
Kooperativat në mbarë botën, ditën e sotme e festojnë në mënyra të ndryshme, me aktivitete, seminare dhe gjithashtu ligjërata, për të njohur rolin e kooperativave në ekonominë globale.