Kompania ‘IQ to Link’ që tashmë është zgjeruar në shumë qytete të Kosovës dhe ofron shërbime të ndryshme online për tregun gjerman, ka arritur të punësoj mbi 1000 persona gjermanfolës, të cilët punojnë nga Kosova për kompani të ndryshme gjermane. Në kërkim të punëtorëve të rinj kjo kompani sot (02.03) ka qëndruar në pikën e kompanisë ‘IQ to Link’ në Mitrovicë, nga ora 09:00 për tu takuar me punëtorët potencial të kompanisë së tyre.
Në një intervistë për Radio KFOR-in përgjegjësja e departamentit të burimeve njerëzove në ‘IQ to Link’, Arta Beqiraj, tregoi për këtë traditë të kërkimit të punëtorëve të rinj: “Aktivitetin në fjalë organizata jonë e organizon qe disa vite në qytete të ndryshme të Kosovës. Sot ishim në Mitrovicë për të informuar njerëzit atje rreth kompanisë sonë. Njerëzit mund të vijnë të na vizitojnë dhe ekipi i rekrutimit nga kompania jonë informojnë rreth kushteve të punës, kritereve të punës dhe projekteve që ne i kemi. Personat që mendojnë që i plotësojnë kriteret për punë mund të intervistohen nga ne dhe rrjedhimisht të punësohen.”
Të gjithë personat të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane të nivelit C1, mund të aplikojnë për punë në këtë kompani në qytetet Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren. Për të mësuar më shumë rreth mundësive të aplikimit mund të vizitoni faqen zyrtare të kompanisë: http://iq-l.de/