Vikendet e ‘Klubit Alpin Prishtina’ janë të rezervuara për rekreacion. I tillë është edhe ky vikend, ku më 9 shkurt, organizohet ecja bjeshkatare në vargmalin e Tumbës afër Ujit të Groposur.
Menaxheri i ‘Klubit Alpin Prishtina’, Nazmi Hasanramaj, përmes frekuencave të Radio KFOR-it ka ftuar të gjithë që t’i bashkangjiten kësaj ecjeje: “Këtë të diele do të jemi në vargmalin e Tumbës. Kjo organizohet nga sektori i Hiking-ut dhe do të jetë një ecje shumë e mirë në këtë bore, e cila me të drejtë po konsiderohet si bora e parë për këtë vit. Është një natyrë e pastër ku do të ecim rreth 12-13 klilometra dhe të gjithë kanë mundësi që të na bashkohen që të kalojnë një ecje në borë në një ditë me diell.”
Nisja do të bëhet me fillim nga ora 7 e mëngjesit nga Prishtina ndërsa të gjithë ju që dëshironi t’i bashkangjiteni kësaj ecjeje, rezervimin mund ta bëni deri ditën e shtunë përmes e-mail adresës: alpineclubprishtina@gmail.com