Po vazhdojnë kualifikimet për pjesëmarrje në garat evropiane në futboll, ku gjatë këtij edicioni kemi pasur mundësi të shohim futbollistët vendor duke zhvilluar lojë të bukur në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Është pikërisht skuadra e Ballkanit, që po vazhdon luftën për të bërë histori në futbollin kosovar. Djemtë nga Suhareka, treguan lojë të bukur përballë Bate Borisov, me të cilin do të përballen në lojën kthyese për të vendosur kalimin në fazën tjetër.
Fokus të veçantë morën edhe ndeshjet: FC Astana – Partizani dhe FK Struga – Breiðablik, Partizani nga Shqipëria dhe Struga e Maqedonisë së Veriut përbëhen kryesisht nga futbollistë shqiptar.