Adhuruesit e filmave gjatë kësaj jave, do të kenë mundësi që të kënaqen me shikimin e filmave të aktorit Frank Sinatra. Sot (14 dhjetor), nga ora 16:30, në “Kino Armata, mund të shihni filmin “The Man with the Golden Arm”. Filmi në fjalë është dramë me elemente noir (noir është një term kinematografik që përdoret kryesisht për të përshkruar drama elegante të krimit të Hollivudit, veçanërisht ato që theksojnë qëndrimet cinike dhe motivimet seksuale) e vitit 1955.
“The Man With The Golden Arm”, i cili do të shfaqet falas, është nominuar për tri shpërblime Oscar, ndërsa aktori Sinatra, u nominua për çmimet ‘Aktori më i mirë’ nga BAFTA dhe The New York Film Critics.