Në Kino Armata do të shfaqet dokumentari për fëmijët refugjatë nga Çeçenia dhe përvojat e hidhura të tyre, deri te jeta e re në Danimarkë.
Filmi “At Home in the World” me regji të Andreas Koefoed ndjek jetën e pesë fëmijëve refugjatë nga Çeçenia dhe udhëtimin e tyre drejt një jete më të sigurtë, si dhe kërkimin e azilit në Danimarkë.
Filmi shfaqet më 17 prill, prej orës 19:00 dhe pastaj pason diskutimi në lidhje me temën e filmit dhe si zakonisht dhurohen edhe disa libra.
Filmat janë siguruar nga Dokufest, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).