Kino ABC tashmë ka filluar me shfajqe të filmave premierë, për të gjithë artdashësit. Nesër më 08 tetor, nga ora 20:00, në Kino ABC, në Prishtinë, shfaqet filmi i animuar ‘Mulan’, në regji të Tony Bancroft dhe Barry Cook.
Për dashamirët e komedisë, po nesër (08 tetor), në 2 termine, nga ora 16:00 dhe 18:00, do të shfaqet edhe filmi tjetër i zhanrit komedi ‘The War with Grandpa’.
Ndërsa nga data 15 tetor, në Kino ABC, të vegjlit do të kenë mundësi ta shikojnë edhe filmin e animuar “Trolls World Tour”.