Kinema “Jusuf Gërvalla” ka shpalosur programin e filmave për ditën e sotme (11 shkurt), ku prej orës 13:00, do të shfaqet filmi “Talking About Trees”, film ky i realizuar nga katër regjisorë sudanez në moshë dhe me zell të pashoq, tregojnë për rikthimin e traditës së shkuarjes në Kinema në vendin e tyre, ata bëjnë gjithçka për këtë iniciativë.
Pas këtij filmi, në ora 15:30 shfaqet filmi tjetër “Lamb”, ku një djalosh etiopian zhvendoset me të afërmit e tij në një vend të largët, ai e merr me vete kafshën e tij më të dashur, qengjin. Por, papritur festat që do të pasojnë do të sjellin rrezik për mikun e tij më të dashur. Filmi i tretë “Ntarabana”, do të shfaqet po sot në ora 18:00 dhe flet për ngjarjet ndërmjet 6 prillit dhe 4 korrikut të vitit 1994, gjenocidi i popullatës Tutsi dhe masakrat e popullatës Hutu, për bilancin e përafërsisht një milion njerëzve të vrarë në Ruandë. Shumë shkurt pas përfundimit të gjenocidit, Murekaze Anastasie (një e mbijetuar e gjenocidit), gjeti forcë që të falë e të pajtohet me ata që ia vranë bashkëshortin dhe fëmijët.
Shfaqja e filmave në fjalë mundësohen nga ‘IF Cinema’ dhe ‘Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo’. Filmat e shfaqur këtë muaj janë të përfshira nga tre filma në një ditë dhe do të shfaqen në katër ditë të muajit shkurt.