KFOR-i vazhdimisht po i përkrah projektet të cilat organizohen nga CIMIC-u (Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak) dhe LMT (Ekipi Monitorues për Mbikëqyrje) për t’i ndihmuar dhe mbështetur banorët e Kosovës.
Shembulli i fundit është dhurimi i shtretërve dhe veshjeve për 10 strehimoret lokale në Kosovë. Përveç këtij projekti, janë edhe shumë projekte të tjera që janë në pritje për t’u realizuar, e njëra ndër to është edhe përkrahja e projekteve shkollore për të ndihmuar nxënësit.
Sidoqoftë, për shkak të kufizimeve nga pandemia, shumë nga këto programe janë në pritje, mirëpo edhe me këtë gjendje LMT-të, po identifikojnë misionet që u lejojnë Ushtarëve të e Batalionit të Manovrës, të ndihmojnë edhe në shpërndarjen e furnizimeve mjekësore.
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, zyra e CIMIC-ut në mbështetje të KFOR-it, po vazhdon me implementimin e disa projekteve në ndihmë të popullatës në Kosovë.