Sektori i Skijimit i Klubit Alpin Prishtina, po organizon kampin treditor të skijimit në Brezovicë, ku do të mësohen dhe praktikohen bazat e skijimit nga trajnerë me përvojë.
Aftësitë fillestare me bazë teorike dhe praktike në terren, do të jenë fokus i kursit në fjalë, ndërsa do të praktikohen edhe lëshime të shkurtra me ski në terrenin e siguruar. Kursi është i përshtatshëm për fëmijët nga mosha 7 deri 15 vjeç, të rritur fillestarë që duan të mësojnë nga fillimi dhe të rritur që skijojnë por duan ti përsosin aftësitë e tyre.
Trajnimi do të zgjas tre ditë (e premte, e shtunë, e diel) dhe mbahet në qendrën e skijimit në Brezovicë, ku do të përfshihet edhe akomodimi, në 1.850 m lartësi; ndërsa për mbarëvajtjen e tij do të kujdesën Instruktorët e Licencuar të Skijimit të Klubit Alpin Prishtina. Të interesuarit, mund të gjejnë më shumë detaje në faqen e Klubit Alpin Prishtina, ndërsa afati i fundit për regjistrim është data 8 janar, 2025.







