Radio KFOR-i, ju sjellë disa këshilla për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të qëndrojnë aktivë dhe të përfitojnë sa më shumë nga pushimet e tyre verore, bazuar në rekomandimet e profesionistëve përkatës.
Lojëra në natyrë: Inkurajoni fëmijët të luajnë lojëra të ndryshme, të cilat i mbajnë ata në lëvizje, por kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes kur rrezet e diellit nuk janë edhe aq të forta.
Sportet: Regjistroni fëmijët në kampe sportive verore ose aktivitete të ndryshme, futboll, basketboll, not apo tenis.
Shëtitjet në natyrë: Organizoni shëtitje në natyrë ose në parqe. Është një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar dhe për të qëndruar aktiv.
Ecja me biçikletë: Shkoni për shëtitje familjare me biçikletë nëpër lagje ose në shtigje biçikletash. Është një aktivitet argëtues që përmirëson shëndetin kardiovaskular.
Aktivitete në ujë: Noti, lojërat me tullumbace në ujë, apo edhe thjesht të luani me një spërkatës mund t’i mbajnë fëmijët të freskët dhe aktivë gjatë ditëve të nxehta të verës.
Kopshtaria: Përfshijini ata në aktivitete kopshtarie si mbjellja e luleve ose perimeve. Është një mënyrë produktive për të qëndruar aktiv në natyrë.
Vallëzim ose joga: Nxitini ata të bashkohen në klasa kërcimi ose të provojnë seanca joga miqësore për fëmijët. Të dyja janë të shkëlqyera për aktivitete fizike dhe fleksibilitet.
Kufizoni kohën e tyre para ekranit: Inkurajoni një ekuilibër të shëndetshëm duke kufizuar kohën e fëmijëve tuaj para ekraneve, e në vend të kësaj promovoni lojën në natyrë dhe aktivitetet fizike.
Aktivitetet familjare: Planifikoni daljet familjare si piknikë, udhëtime në plazh ose vizita në parqe zbavitëse, ku ecja dhe lëvizja janë pjesë e ditës.
Duke i përfshirë këto aktivitete në rutinën e tyre verore, fëmijët mund të qëndrojnë aktivë, të shëndetshëm dhe të shfrytëzojnë në mënyrë produktive kohën e tyre të pushimeve.







