Sezoni i festave në këtë situatë pandemike, mund të jetë edhe shterues i buxhetit! Duke filluar me Halloween dhe duke përfunduar me një festë të madhe të Vitit të Ri, shpenzimet mund të jenë të mëdha dhe shqetësuese. Shpesh mund ta shohim veten duke kaluar në det nga borxhi i kartës së kreditit, i cili shpenzohet sa hap e mbyll sytë. Megjithatë, sipas ekspertëve të kursimeve, janë dy mënyra të thjeshta për t’ju ndihmuar të përgatitni dhe të filloni të kurseni para që tani.
Planifikoni buxhetin shpenzues për festa – Para se të vendosni këmbën në një dyqan apo edhe të konsideroni se për kë dëshironi të blini dhurata për këtë vit, vendosni një buxhet. Sigurohuni që të merrni parasysh jo vetëm dhuratat, por edhe gjëra të tilla si dekorimet, shpenzimet e ushqimit dhe veshmbathjet. Mos harroni të merrni në konsideratë të leni pak më shumë para, për ato kosto të papritura.
Paguani me para kesh – Nëse e shihni veten duke rrëshqitur pa menduar, është koha t’i largoni ato karta të kreditit dhe t’i futni ato diku deri pas sezonit të festave. Përdorimi i parave të gatshme, do t’ju bëjë më të vetëdijshëm për ato para që po i shpenzoni. Mirëpo, për shkak të rrethana të krijuara nga pandemia ‘CoViD-19’, kur përdorni para të gatshme, duhet patjetër të bartni dorezat, për shkak të mbrojtjes nga koronavirusi.