Nga data e sotme, 25 nëntor, fillon ‘Fushata 18 Ditore Kundër Dhunës ndaj Grave’, e njohur ndryshe edhe si “Dita e Fjongos së Bardhë”. Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën me bazë gjinore, të përkrahet barazia gjinore dhe të ndihmohen gratë dhe vajzat që përballen me dhunën. Historia dhe simbolika e ‘Fjongos së Bardhë’, filloi në Kanada, në vitin 1991, si një përgjigje ndaj një sulmi të dhunshëm ndaj grave në Montreal, ku jetën e humbën 14 studente. Fjongoja e bardhë është simbol i përkushtimit për të kundërshtuar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar respektin dhe dinjitetin për të gjitha gratë. Fushata inkurajon burrat dhe djemtë, që të mbajnë një fjongo të bardhë për të treguar përkushtimin e tyre ndaj këtij qëllimi dhe për të qenë pjesëmarrës aktivë për ndryshim. Përgjatë 18 ditëve, në të gjithë globin do të organizohen aktivitete që synojnë të promovojnë qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e grave. Fushata e ‘Fjongos së Bardhë’, është një mundësi për të ndryshuar qëndrime dhe për të krijuar një shoqëri të lirë nga dhuna. Në një botë ku më shumë se një e treta e grave kanë përjetuar dhunë në një formë ose tjetër, ‘Fushata 18 Ditore Kundër Dhunës ndaj Grave’, na kujton se veprimet individuale dhe kolektive mund të shpëtojnë jetë dhe të sjellin ndryshim afatgjatë.
Le të bëhemi pjesë e kësaj lëvizjeje për një botë ku gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta dhe të respektuara në çdo hap të jetës së tyre!
#WhiteRibbonDay #EndViolenceAgainstWomen







