Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe ndryshimeve të kushteve atmosferike, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë.
Policia kërkon nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit dhe gjendjen e rrugëve, të mbajnë distancë të mjaftueshme mes automjeteve, të ngadalësojnë lëvizjen në zonat ku rruga është e mbuluar me ujë si dhe të jenë të vëmendshëm ndaj pengesave dhe të shmangin rreziqet e mundshme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve, duke punuar pa ndalë për të garantuar qarkullim të sigurt. Kujdesi dhe bashkëpunimi i secilit prej nesh kontribuon në sigurinë kolektive.







