Duke u shoqëruar me frekuencat e Radio KFOR-it jo vetëm që dëgjoni muzikën më të re, por gjithashtu i kushtojmë shumë rëndësi edhe hiteve të pavdekshme të artistëve më të mëdhenj, që ka njohur muzika shqipe. Grupe si “Gjurmët”, “Oda”, “Fisnikët” apo emri i artistit të madh Muharrem Qena, kanë inspiruar gjeneratë pas gjenerate me krijimtarinë e tyre artistike. Do ta prekim nostalgjinë tuaj me vetëm disa nga këto këngë legjendare, siç janë:
Muharrem Qena – Oj Hanë
Gjurmët – Mendoja Çdo Gjë Merr Fund Pa Ty
TELEX – Qeshu
ODA – Beso Në Diell
Fisnikët – Kur Të Vjen Pleqëria
Naser Berisha – A Më Kujton
Këngë të tilla të pavdekshme të artistëve më të mëdhenj, keni mundësi ti dëgjoni edhe si përmbledhje në emisionin “Këngët Që i Duam”, i cili transmetohet çdo të diel përmes frekuencave të Radio KFOR-it, përmes faqes zyrtare në radiokfor.com si dhe mund të shkarkoni aplikacioniet e Radio K4 për telefonat tuaj të mençur, për përdoruesit e tel. android dhe iOs.