Platoja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 30 korrik, do të mirëpresë të gjithë adhuruesit e stand-up komedisë, ku publiku do të ketë mundësi të shijojë performancat e pesë komikëve të njohur vendorë.
Duke filluar nga ora 19:00, në një skenë të madhe humori me organizimin e ngjarjes ‘Perëndimi është veç fillimi’, vijnë me performanca Timoleon Gjikopulli, Ernest Zymberi, Lulzim Bucolli, Rron Rama dhe Christos Makariadis, të cilët do të sjellin në skenë stile të ndryshme humori, histori nga përditshmëria dhe improvizime që premtojnë një mbrëmje plot të qeshura.
Ngjarja synon jo vetëm të ofrojë argëtim, por edhe të promovojë zhvillimin e skenës së stand-up komedisë në vend, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes artistëve dhe publikut në një atmosferë të relaksuar dhe interaktive.
Organizatorët ftojnë të gjithë adhuruesit e humorit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje, e cila pritet të sjellë energji pozitive, të qeshura dhe një përvojë ndryshe në zemër të Prishtinës.







