Pas edicionit të suksesshëm të vitit të kaluar, Kayak Fest Kosova po rikthehet këtë verë nga data 8 deri më 10 gusht 2025, në zonën rekreative te Plepat, pranë Liqenit të Batllavës, në Podujevë.
Ngjarja organizohet nga Federata e Kajakimit të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe partnerë të tjerë lokalë, me qëllim promovimin e kajakimit si një aktivitet sportiv dhe argëtues për të gjitha moshat.
Programi i festivalit përfshin:
- Trajnime bazike për fillestarë me instruktorë të licencuar
- Gara për kajakistë me përvojë
- Ekspozita të pajisjeve për sporte ujore
- Aktivitete për fëmijë dhe familje
- Muzikë live dhe kamping në natyrë
Vizitorëve do t’u ofrohen hapësira të dedikuara për kamping, duke krijuar një atmosferë relaksi dhe argëtimi familjar. Siguria në ujë dhe përfshirja e komunitetit do të jenë në qendër të vëmendjes, me mbështetjen e vullnetarëve dhe ekipeve profesionale.







