Jemi në prag të dy festave të rëndësishme, si “7 Marsi – Dita e Mësuesit” dhe “8 Marsi – Dita e Grave”, e pikërisht për t’i shënuar këto dy festa ‘The Entertainer Kosovo’, organizon eventin “Kartolinë për nënat dhe mësuesit”. Nesër (06.03.19), nga ora 18:00, fillon përgatitja e kartolinave si dhe pritet të ketë edhe aktivitete të tjera, të cilat do të jenë surprizë për gjithë të pranishmit.
Kartolinat për nënat dhe mësuesit do t’i madhështojnë edhe më shumë festat e lartpërmendura.