Edicioni i 10-të i “Barcamp Mitrovica”, vazhdon sot (24 shtator), përmes artistes dhe aktivites së njohur, Eliza Hoxha, e cila do të jetë folëse në këtë aktivitet.
Me moton “Bëje atë që do/ Do what you love”, artistja Eliza Hoxha, para të pranishmëve do të ndajë përvojën e saj, sfidat dhe sukseset që e kanë karakterizuar karrierën e saj dhe krijimtarinë e përgjithshme si artiste dhe aktiviste.
Për të kuptuar më shumë rreth këtij aktiviteti, Radio KFOR-i morri një prononcim nga, koordinatori i programit në Organizatën Joqeveritare “7arte”, Rinor Kurshumliu:
“BarCamp Mitrovica është konferencë joformale e përmuajshme e cila për qëllim ka prezantimin e sukseseve, ideve dhe inovacioneve dhe diskutimin e hapur rreth çështjeve të ndryshme”, theksoi Kurshumliu.
Z. Kurshumliu njoftoi posahtu se synimi i “Barcamp Mitrovica”, është krijimi i një komuniteti informal, i cili do të mirret me mësimin e ndërsjelltë nga pjesëmarrësit në fusha me interes të përbashkëta.