Ju që i pëlqeni këngët franceze, të enjten (28 shkurt), nga ora 20:00 deri në ora 22:30, në Aleancën Franceze në Prishtinë do të mund të argëtoheni, duke zbuluar shumëllojshmërinë e këngëve franceze.
Shumëllojshmëritë muzikore do të përbëhen nga këngëtarë si Patrick Bruel, Édith Piaf, Kendji Girac, Johnny Hallyday dhe Indila.
Po ashtu, për aktivitetin e lartpërmendur është publikuar edhe lista e këngëve që do të këndohen, si: Elle a Les Yeux Revolver – Marc Lavoine Lyrics, France Gall – Il jouait du piano debout, Indila – Dernière Danse, etj.