Mbrëmë (10.09.24), në Kino Armata ka nisur edicioni i 16-të i Festivalit Internacional të Filmit “PriFest”.
Në një ambient të mbushur me filmdashës, në natën e parë të Prifest është shfaqur premiera e filmit të metrazhit të gjatë “Lejlek”, i regjisorit Isa Qosja, që erdhi si premierë botërore në këtë festival. Ky film është bashkëprodhim i Malit të Zi me Kosovën, ndërsa është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Me festivalin “PriFest”, që do të zgjasë deri më 15 shtator, do të jenë filma të shumtë premierë që do të shfaqen aty, teksa në natën finale do të jepet filmi “AND THE WIND WEEPS” i regjisores Aulona Selmani, që do të jetë premierë regjionale.