Java e 6-të e Superligës së Kosovës, ka vënë përballë skuadra që po na dhurojnë futboll të bukur. Nga dy ndeshje të zhvilluara ditën e djeshme (10.09.22), sot do të zhvillohen edhe tre të tjera, në Suharekë, Ferizaj dhe Gjilan. Gjilani sot (11.09.22), do të pres në shtëpi, Prishtinën, e cila vjen për tre pikët, të cilat i humbi përballë Ballkanit, ndërsa Ferizaj, do të përballet me Llapin, që këtë edicion nuk e ka nisur me këmbë të mbarë.
Krye ndeshja e kësaj jave, do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani mirëpret Dritën, e cila nga ky takim kërkon vetëm fitore, për të treguar se e ka seriozisht garën për titull.
Për Ballkanin, këto kanë qenë ditë të ngjeshura, marr parasysh edhe pjesëmarrjen në UEFA Conference League, në të cilin kompeticion do të udhëtojë drejt Çekisë, për tu përballur me Slavia Prague, këtë të enjte (15.09.22).