Me moton “Merrni përgjegjësi për sigurinë tuaj”, këtë vit (2024), nga data 20 e deri më 27 janar, bota shënon “Javën Ndërkombëtare të sigurisë së motorëve të dëborës”. Makinat e dëborës janë automjete të projektuara dhe të ndërtuara për t’u përdorur në dëborë. Ato shërbejnë edhe si argëtim për të shkuar në vendet ku ka reshje të dendura bore dhe miliona njerëz i shijojnë si një sport dimëror. Por rreziqe ka edhe nga këto makina. Makinat e dëborës mund të bëhen shpejt të rrezikshme, nëse nuk përdoren me masat paraprake të nevojshme.
‘Java Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Ndërgjegjësimit të motorëve të dëborës’, u krijua për të përhapur ndërgjegjësim në lidhje me masat paraprake të sigurisë, që duhet të aplikohen përpara përdorimit të një motori dëbore, për t’i mbajtur ata dhe njerëzit përreth tyre të sigurt. Në vijim mund të njiheni me disa këshilla për përdorimin e motorëve të dëborës:
– Për sigurinë tuaj, qëndroni në shtigjet e shënuara dhe shmangni vendet me ujë.
– Helmetat duhet të vendosen dhe të fiksohen gjatë gjithë kohës.
– Tregojini gjithmonë dikujt për shtigjet që do ti përshkoni.
– Respektoni sinjalistikën gjatë gjithë kohës dhe kini kujdes të shtuar kur kaloni rrugë publike dhe hekurudha.
– Kufiri i lejuar i shpejtësisë për makinat me borë është 70 km/h.
– Mundësisht bartni një GPS dhe telefon mobil me vete.







