Organizatorët e Festivalit ‘ReMusica’, kanë bërë publike datat e edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas njoftimit të tyre, ky festival këtë vit do të mbahet në muajin Prill, përkatësisht përgjatë datave 5 deri më 13 prill, në Prishtinë. Kujtojmë se edicioni i 20-të i këtij festivali ishte mbajtur në formatin online, ku të gjithë pjesëmarrësit kanë performuar nga vende e skena të ndryshme.
Misioni fillestar i festivalit që nga viti 2002, ishte promovimi i muzikës bashkëkohore dhe përcjellja e shprehjes novatore në artin e muzikës, përmes kanaleve të tendencave të ndryshme stilistike të shekullit XX.
Festivali ka një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e artistëve dhe kulturës kosovare, përmes bashkëpunimit të ngushtë me artistët e shquar ndërkombëtarë