Tiroidja është një gjëndër e vogël përgjegjëse për prodhimin e hormoneve, që luajnë një rol vendimtar tek organet, si: zemra, truri, mëlçia dhe veshkat.
Që të jemi të sigurt që çdo gjë është në rregull, përveç vizitave tek doktorët, ne mund të bëjmë një test shëndetësor edhe vetë: Keni një pasqyrë dore dhe një gotë me ujë. Me pasqyrën në dorë, përqendrohuni në pjesën e poshtme të përparme të qafës, sipër klavikulës dhe poshtë kutisë së zërit (laringut). Aty ndodhet gjëndra juaj tiroide. Ndërsa përqendroheni në këtë zonë, ktheni kokën pas, pini pak dhe shikoni qafën tuaj. Kontrolloni për ndonjë fryrje ose zgjatje (mos e ngatërroni “mollën” e Adamit me gjëndrën tiroide). Nëse shihni ndonjë fryrje, konsultohuni me mjekun tuaj. Ju mund të keni një gjëndër tiroide të zgjeruar ose një nyjë tiroide.
Lajmi i mirë është se edhe nëse keni ndonjë problem me tiroide, ato nëse trajtohen tek mjeku, mund të shërohen plotësisht dhe mund të vazhdoni e të jetoni një jetë normale dhe të shëndetshme.