Artist profesional, posedues i shumë çmimeve, pikturat e të cilit janë prezantuar në vende eminente të botës, Jakup Ferri, vjen me ekspozitën individuale, duke shpalosur punën e tij 15 vjeçare, me piktura, vizatime dhe tapiseri.
Këto punime të bukura e artistike do të ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga data 1 gusht, me orar të zakonshëm.
Me këtë rast, të gjithë vizitorët e ekspozitës duhet t’i respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e infeksionit Covid-19.