Për të mësuar më shumë rreth ‘Dhomave mike’ dhe se për çfarë shërbejnë ato dhe çfarë ofrojnë, Radio KFOR-i realizoi një intervistë me Koordinatoren Kundër Dhunës në Familje, Dr. Nita Shala:
Radio KFOR-i: Çfarë janë ‘Dhomat mike’?
Dr. Shala: ‘Dhomat Mike’ janë të pajisura orendi komode dhe dekorim të brendshëm, është dëshmuar se e ndihmojnë policinë atëherë kur heton rastet e dhunës në familje dhe krimeve seksuale. Aftësia për të kryer intervista të ndjeshme në një mjedis jo kërcënues, i ndihmon policëve të marrin dëshmi më të sakta e më të detajuara, duke rritur kështu edhe mundësitë për ndjekje penale dhe dënim për dhunuesin.
Radio KFOR-i: Kush mund t’i shfrytëzoj këto dhoma dhe sa të tilla janë në të gjithë Kosovën?
Dr. Shala: Për momentin janë 25 ‘Dhoma mike’, në 41 Stacione Policore të ndryshme, në gjithë Kosovën. Ato mund të shfrytëzohen nga viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.
Radio KFOR-i: Cili është roli juaj në lidhje me këto dhoma?
Dr. Shala: Për sa i takon ‘Dhomave mike’, në cilësinë e koordinatores, unë sigurohem që të njëjtat të përdoren në dakord me themelimin e tyre si dhe të shfrytëzohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.
Radio KFOR-i: Sa jeni të kënaqur me përkrahjen që ofrojnë këto dhoma?
Dr. Shala: ‘Dhomat mike’ janë një domosdoshmëri, si në strukturat e policisë ashtu edhe të prokurorisë dhe mbështetja për krijimin e të njëjtave është e një rëndësie të veçantë, për sa i takon një adresimi më të drejtë të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Radio KFOR-i: Cili do të ishte mesazhi juaj për dëgjuesit e Radio K4-it?
Dr. Shala: Në shumicën e stacioneve policore kemi dhoma të tilla pritjeje, për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, po sigurohemi që dhomat mike të jenë ambienti në të cilin të mbijetuarat e dhunës në familje, të mund të gjejnë rehatinë, që të mund të raportojnë në qetësi dhe në detaje, rastin e tyre.
Do ti ftoja të gjitha ato gra, që ndjejnë se mund të jetë viktimë e dhunës në familje, që dhunën ta raportojë në Polici. Pastaj është obligim i Policisë dhe i Zyrës së Koordinatores që të sigurohen që trajtimi nga ana e Policisë të jetë korrekt dhe i drejtë dhe që viktimat e mbijetuara të marrin mbështetjen e merituar si dhe dhunuesi apo kryesi i veprës penale në fjalë, të marr ndëshkimin e merituar.