Nëse deri më tani keni shkëmbyer imazhe apo bashkëbisedime me AI, tani Inteligjenca Artificiale po kalon në një dimension tjetër. Tani kompani të mëdha, si Microsoft Research, IBM Watson dhe startup-e të reja në SHBA, Japoni dhe në Kore të Jugut po zhvillojnë Inteligjencë Artificiale që kupton emocionet njerëzore. E njohur si “Affective Computing”, kompani të mëdha botërore janë duke e fuqizuar inteligjencën artificiale edhe me mundësinë e ‘detektimit’ të emocioneve njerëzore përmes interpretimit të tonit të zërit, shprehjeve të fytyrës dhe me ritmin e frymëmarrjes.
Tashmë AI po arrin saktësi deri në 80%, në leximin e emocioneve të njerëzve nga mimika dhe kjo, sipas kompanive është në të mirë të klientit pasi në fushën e shërbimeve, kjo teknologji po ndihmon sistemet që të reagojnë në mënyrë të “njerëzishme”.







