Data e sotme 3 nëntor, i është ndarë shënimit të inovacioneve teknologjike shtëpiake “Smart Home Day”, teknologjive të avancuara që po na e bëjnë jetën në shtëpi më të thjeshtë, më të sigurt dhe më efikase. Nga ndriçimi që ndizet automatikisht, tek kamerat që kontrollohen nga telefoni dhe pajisjet që përgjigjen me zë, shtëpitë po shndërrohen në hapësira inteligjente që lidhen me internetin. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet që na i sjell jetesa “smart/mençur” duke përfshirë kursimin e energjisë, përmirësimin e sigurisë dhe asistencën për persona me nevoja të veçanta. Ekspertët theksojnë se teknologjia “smart” nuk është më vetëm tendencë, por po bëhet pjesë e përditshme e jetesës moderne.
Prandaj, “Smart Home Day” shërben si një kujtesë për të reflektuar mbi mënyrën sesi teknologjia mund të përmirësojë jetën tonë edhe brenda mureve të shtëpisë.







