Në vitin 2024, pritet të shohim përparime të mëdha në fusha të ndryshme të teknologjisë. Avancimi në Inteligjencës Artificiale edhe këtë vit pritet të jetë kryefjala e teknologjisë, mirëpo nuk do të mungojnë edhe inovacione të tjera:
Inteligjenca Artificiale (IA) do të shënojë zhvillime të mëtejshme, ndërsa përgjatë 2024-ës, e njëjta pritet që të fokusohet në mjekësi, duke sjell mundësi të shumta për sëmundje që kanë sfiduar njerëzimin për vite me radhë.
Interneti, më saktësisht lidhja e shpejtësisë së lartë me 5G, pritet të ketë shtrirje më të madhe globale. Realiteti i Shtuar dhe Virtual (AR/VR) do të gëzojë përdorim më të madh përgjatë 2024-tës në sektorë të ndryshëm, përfshirë edukimin, argëtimin dhe industri të ndryshme.
Përgjatë 2024-tës do të jemi dëshmitarë të zhvillimeve më të thella në fushën e automatizimit dhe robotikës. Shëndetësia Digjitale do të jetë po ashtu në fokus gjatë këtij vitit, ku do të shohim rritje të numrit të platformave dhe aplikacioneve të shëndetit digjital, për monitorimin personal të shëndetit dhe ofrimin e kujdesit më të mirë shëndetësor.
Siguria kibernetike, duke qenë fusha më e ndjeshme teknologjike edhe përgjatë 2024-ës, do të jetë në fokus të ekspertëve të fushës. Ndërsa, automjetet elektrike dhe autonome gjatë këtij viti, pritet që të jenë kryefjalë e transportit dhe prodhimtarisë së fushës automobilistike.