Të gjithë, pa përjashtim kemi nevojë kohë pas kohe, për një fjalë të mirë, për një dorë të zgjatur, për një këshillë të nevojshme në momente të caktuara, kur disponimi apo vetëbesimi mund të na lëkundet. Por ata që më së shumti kanë nevoja të tilla, janë fëmijët dhe të rinjtë, për të përpunuar ndjenjat e tyre të pakëndshme, për të kultivuar shpresën për një të ardhme më të ndritur, për të cilën ja vlen të përpiqemi. E është pikërisht arti, në format e ndryshme të tij, i cili mund të shërbejë si një mjet kontribuues në këtë aspekt.
Prandaj, Radio KFOR-i ju sjellë në vijim, disa ide nga për të ngritur disponimin dhe për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë që të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre përmes formave të ndryshme të artit:
– Inkurajoni ata të imagjinojnë se si ndikon muzika në mirëqenien e tyre
– Inkurajoni për aktivitete të përbashkëta stërvitëse
– Krijoni një inventar të ndjenjave
– Inkurajoni ata të vizatojnë veten e tyre me sy mbyllur
– Të krijojnë një kolazh të zemrës ose trurit të tyre
– Lërini të rinjtë të udhëheqin.
Përfitimet e lartpërmendura të krijimit të artit për fëmijët dhe të rinjtë përfshijnë humor të përmirësuar, vetë-koncept apo vetëdije të ngritur, menaxhim të përmirësuar të emocioneve, etj. Hulumtimet na tregojnë se arti mund të përmirësojë mirëqenien edhe jashtë një konteksti terapeutik, veçanërisht kur shoqërohet me vëmendje, duke e bërë atë një mënyrë ideale për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në shtëpi apo në shkollë.