Komiteti Paralimpik i Kosovës në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka lansuar programin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, të parin ndonjëherë për nxënësit me aftësi të kufizuara. Programi është akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Lansimi i programit u bë në Shkollën e Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, në prani të trajnerëve dhe mësimdhënësve.
Programi ka për qëllim promovimin e paralimpizmit dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në aktivitete të edukimit fizik në shkolla, ndërsa kontribuon edhe në parimin gjithëpërfshirës të arsimit në Kosovë.
Programi do të shtrihet edhe në të gjitha qendrat e Kosovës, ndërsa në muajin qershor parashihet të lansohet edhe në Prishtinë.