Gjatë stinës së dimrit nuk ka gjelbërim, por pema e Krishtlindjeve është përjetësisht e gjelbër dhe ajo simbolizon pikërisht jetën dhe fuqinë jetësore. Tradita e vërtetë e pemës së Krishtlindjes, mund të gjurmohet në Gjermaninë e shekullit të 16-të, ku të krishterët filluan të dekoronin pemët ose nëse koha ishte e vështirë, ndërtonin pirgje të thjeshta druri në formë piramide, brenda shtëpive të tyre.
Pas Gjermanisë, në Londër, pemët e Krishtlindjeve u kthyen në trend tek në shekullin e 19-të. Pavarësisht domethënies së pemës së Krishtlindjes, shumica e amerikanëve, në fillim, refuzuan të përvetësonin traditën e rregullimit të pemës sepse besonin se ajo ishte e bashkangjitur në besimet pagane.
Vendbanimet gjermane, veçanërisht në Pensilvani, dekoruan në mënyrë tipike pemë të komunitetit në fund të shekullit të 18-të dhe së shpejti pemët gjetën rrugën e tyre në shtëpitë individuale të familjeve gjermane, por shumica e vendit ishte akoma skeptike.
Me kalimin e viteve, dekorimi i pemës së Krishtlindjes u kthye në traditë, duke mos u ndalur vetëm aty, por duke vazhduar edhe me rregullimin dhe zburimin e ndërtesave dhe shesheve gjithandej në Amerikë dhe shumë vende të botës.