Sot (28 korrik), shënohet “Dita Botërore e Hepatitit” e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin publik në lidhje me rrezikun, përhapjen dhe pasoja e hepatitit në nivel global.
Kjo ditë ka gjithashtu për qëllim që të rriten përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për hepatitin, për të inkurajuar veprimet dhe angazhimin nga individët, partnerët dhe publikun si dhe për të theksuar nevojën për një përgjigje më të madhe globale siç përshkruhet edhe në raportin global të hepatitit të OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetësisë), të vitit 2017.
Kjo datë, 28 korriku u zgjodh sepse është ditëlindja e shkencëtarit fitues të çmimit Nobel, Dr. Baruch Blumberg, i cili zbuloi virusin e hepatitit B (HBV) dhe zhvilloi një test diagnostikues dhe vaksinë për virusin.