Festivali i rrushit “Hardh Fest”, që çdo vit organizohet në qytetin e verërave në Rahovec, ka njoftuar se po vjen me edicionin e radhës. Festivali do të mbahet në datat 6, 7 dhe 8 shtator, duke mirëpritur të gjithë dashamirët e verës dhe birrës, për të qenë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha të pijeve dhe muzikës në vendin tonë.
Në këtë edicion, do të performojnë një nga grupet më të njohura botërore të muzikës “The Gipsy Kings”, të cilët do të sjellin një atmosferë të jashtëzakonshme në Rahovec. Gjithashtu, në listën e performuesve është edhe ish-kitaristi kryesor i grupit “Guns N’ Roses”, Bumblefoot i cili do të elektrizojë atmosferën dhe publikun e pranishëm. Do të jenë edhe artistë të tjerë të shquar, si Shkumbin Ismajli, Dren Abazi dhe plot 50 emra të tjerë, të cilët do ti zbukurojnë edhe më shumë këto netë në ‘Hardh Fest’.
Pra, më 6, 7 dhe 8 shtator, Rahoveci do të jetë qendra më e madhe e argëtimit, pijeve dhe muzikës!







