Përmes një njoftimi për media, Organizata “Shtatëmbëdhjetë” tregon se sot (8 dhjetor), nga ora 11:00, do të hapë ekspozitën “INFRARED: Given”, e cila do të jetë e hapur deri më datën 10 dhjetor. Edicioni i 2-të i “INFRARED; Given”, i cili adreson tema në lidhje me çështjet mjedisore, ofron instalacion, fotografi, video dhe shfaqje nga tetë artistë, nga Kosova, Shqipëria dhe Malta.
Në këtë ekspozitë, përveç punimeve, të interesuarit do të kenë mundësi të ndjekin performancën e artistes, Lori Lako. Sot, shfaqja e Lakos fillon në 11:30, nesër (9 Dhjetor), nga ora 16:30 dhe më 10 dhjetor, shfaqja e saj fillon nga ora 15:30.
Ekspozita në fjalë do të zhvillohet në ambientin e hapur, në kinemanë verore të ish-Kino Rinisë.