Nga sot (17 tetor) deri më datën 19 tetor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, mbahet edicioni i 10-të i Panairit “Medikos”, qëllimi kryesor i të cilit është që të kontribuoj në fushën e mjekësisë.
Objektivat kryesore të këtij Panairi janë takimet e pacientëve me spitale e klinika, bizneseve mjekësore me furnizues dhe prodhues si dhe të krojohen mundësi takimesh me institucionet qeveritare, me qëllim të promovimit të krijimit të lidhjeve afatgjata.
Organizimi i Panairit ‘Medikos’, vjen si rezultat i kërkesës dhe nevojës për të pasur një pikë kyçe të takimit profesional të Industrisë Shëndetësore.