Faza e fundit e projektit “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë” do të përfshijë ekspozitën me fotografi “Ligjëro mos diskrinimo”, që do të hapet nesër, më 18 qershor, në ora 19:00, në ambientin e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”. Ky projekt realizohet nga Klubi Feminist në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA”. Në ekspozitë do të shfaqen fotografitë e dërguara nga nxënësit dhe studentët në konkursin online të shpallur nga Klubi Feminist gjatë muajit maj.
Kjo ngjarje ka karekter garues, me ç’rast në fund do të shpallen edhe fituesit e tre çmimeve të para.