Ekspozita Shitëse “URA”, me punime nga punëtoria e pikturës me komunitete do të hapet nesër (04.10.2018), në Prishtinë, organizuar nga Monet Art & Books .
Për këtë ekspozitë të financuar nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) dhe përmbajtjen e saj, për Radio KFOR-in foli artistja Blerta Surroi, iniciatore e kësaj ekspozite:
“Është hera e parë që organizojmë një ekspozitë të këtillë dhe qëllimi i realizimit të saj, ashtu siç e kemi titulluar atë, nënkupton që arti është gjuha, ura që i lidh njerëzit, komunitetet e një vendi”, theksoi Blerta Surroi.
Ekspozita shitëse “URA” hapet nesër, në Galerinë “Monet Art & Books”, në ora 19:00.