Tashmë është hapur aplikimi për garat ndërkombëtare të muzicientëve të rinj ‘ArsKosova 2019’, të organizuara nga Fondacioni ArsKosova.
Kjo garë e cila është një ndër garat më të rëndësishme në Kosovë për të apasionuarit pas muzikës, do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga data 1 deri më 3 qershor .
Në këtë edicion të garave, i 15-ti me radhë, do të garohet në 19 disiplina ku përfshihen: Violinë, Violë, Violonçello, Kontrabas, Kitarë, Piano, Flaut, Klarinetë, Bas Klarinetë, Saksofon, Fagot, Oboa, Trompë, Trombon, Korna, Tubë, Muzikë Dhome(Kamertale), Solokëndim dhe Solfezh. Të interesuarit mund të aplikojnë për të hyrë në garë në adresën e mëposhtme dhe gjithashtu të zbulojnë më shumë detaje rreth festivalit duke klikuar në këtë vegzë: https://issuu.com/arskosovafoundation/docs/informatat_e_garave_2019.docx