“Dita Ndërkombëtare e Maleve” festohet çdo vit me datën 11 dhjetor, që nga viti 2003, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e pa të arsyeshme të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e maleve në jetën e të gjithëve.
Duke e parë që gratë luajnë një rol kyç në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik në zonat malore, motoja e sivjetme për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Maleve” është “Gratë lëvizin malet”. Kjo ditë, është një mundësi e mirë për të promovuar barazinë gjinore dhe si rrjedhojë të kontribuojë në përmirësimin e drejtësisë sociale, jetesën dhe qëndrueshmërinë.
Gratë luajnë një rol kyç në mbrojtjen e mjedisit malor dhe zhvillimin social dhe ekonomik. Ato janë shpesh menaxherët kryesorë të burimeve malore, kujdestarë të biodiversitetit, ruajtës së njohurive tradicionale, ruajtëse të kulturës lokale dhe eksperte në mjekësinë tradicionale.