Është i njohur fakti që qyteti i Gjakovës, shquhet edhe përsa i përket traditës ushqimore, posaçërisht për prodhimin e mishit. E kjo po vërtetohet vazhdimisht përmes aktiviteteve të njëpasnjëshme që ky qytet po organizon, si ‘Festivalin e mishit’, që do të mbahet nesër (20.07.2019), tek pazari i vjetër i Gjakovës, duke filluar nga ora 18:00, e deri në orët e para të mëngjesit. Cili është karakteri i këtij festivali dhe përmbajtja e tij, në një prononcim për Radio KFOR-in, na tregoi bashkë organizatori i këtij festivali, Z. Valon Shehu:
“Në këtë festival do të jenë të ekpozuara të gjitha produktet e mishit, të ndara në kënde. Do të ketë mish peshku, mish pule, mish në hell, mish në zgarë etj. Meqenëse Gjakova njihet si vend me produktet tradicionale të mishit, kemi menduar që këtij qyteti të ja sjellim një festival të këtillë”, tha mes tjerash Valoni.
Përveç blerjes dhe konsumimit të mishrave të ndryshëm me çmime promocionale, të pranishmit do të argëtohen edhe me këngë, valle e pije pa fund.