Kosova po vazhdon të përballet me valën e dytë të pandemisë ‘CoViD-19, ku aktualisht kemi mbi 13 mijë raste aktive të të infektuarve dhe mbi një mijë viktima nga ky virus.
Gazetari dhe moderatori, Gent Efendia, iu është bashkuar zërave të shumtë të njerëzve me ndikim në Kosovë, të cilët përmes Radio KFOR-it, po apelojnë për respektim të masave anti-covid. “Secila jetë është e rëndësishme! Duke respektuar masat mbrojtëse, ju ndihmoni mjekët që të shpëtojnë sa më shumë jetë. Bëhuni të përgjegjshëm, vendoseni maskën!”
Përveç ekspertëve shëndetësor, heronj të luftës me pandeminë ‘CoViD-19’, po konsiderohen edhe qytetarët e përgjegjshëm që po mbajnë maskë, distancë dhe po përkujdesen për higjienën personale!