Është evident fakti që ndryshimi i klimës është një nga çështjet përcaktuese të së ardhmes sonë, për çfarë shumë të rinj gjithandej nëpër botë po marshojnë dhe organizojnë protesta në qytetet e tyre, për të cilat kërkojnë që udhëheqësit e tyre të veprojnë për të bërë ndryshime konkrete, duke refuzuar çdo justifikim.
Prandaj, GAIA Kosovo dhe Termokiss do të shpalosin nesër (10.05.19), nga ora 16:00 deri në orën 17:00 në Termokiss, projektin “Klima për Ndryshim”, i cili synon të mbledhë informacione mbi rolin e Kosovës në ndryshimet klimatike dhe t’ua shpërndaj ato rinisë së Kosovës.
Folëse në këtë ngjarje do të jetë znj. Pippa Buchanan, e cila është një edukatore e zhvillimit të qëndrueshëm, me seli në Linz të Austrisë.