Çdo qershor, shënohet ‘Muaji i Komunikimit Efektiv’, një periudhë reflektimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë që ka komunikimi në çdo aspekt të jetës sonë, si personale, profesionale dhe shoqërore. Ky muaj na kujton se mënyra se si flasim, dëgjojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e marrëdhënieve tona dhe suksesin tonë kolektiv.
Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, 85% e suksesit profesional varet nga aftësitë ndërpersonale dhe komunikimi i mirë. Një nga gabimet më të zakonshme në komunikim është dëgjimi me qëllimin për t’iu përgjigjur, jo për të kuptuar. Në fakt, ekspertët theksojnë se dëgjimi aktiv është 50% e suksesit në çdo ndërveprim.
Me zhvillimin e teknologjisë, komunikimi është bërë më i lehtë, por jo gjithmonë më i qartë. Mesazhet me tekst, emailet dhe rrjetet sociale krijojnë hapësira për keqinterpretim. Psikologët paralajmërojnë se teknologjia po e bën komunikimin më të shpejtë, por jo më të thellë. Mungesa e intonacionit, gjuhës së trupit dhe emocioneve reale, po krijon një boshllëk në kuptim dhe ndjeshmëri.
Prandaj, komunikimi efektiv është më shumë se një aftësi, është nevojë. Muaji qershor, na kujton se fjalët nuk janë thjesht mjete për të shprehur mendimet tona, por ura që ndërtojnë besim, mirëkuptim dhe lidhje të qëndrueshme mes njerëzve.







