Në kuadër të agjendës së Muajit të Rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po organizon Panairin e Rinisë, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë.
Në këtë ngjarje, përveç tjerash do të keni rastin të takoni mbi 50 të rinj kreativ, që do të ekspozojnë krijimtaritë e tyre në fushat e artit pamor, digjital, artizanale të ndryshme dhe punëdore, teknologji dhe robotikë, publikime dhe letërsi si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin e tyre.
Qëllimi i këtij organizimi është ofrimi i hapësirës për të rinjtë, që të ekspozojnë krijimtaritë e tyre.
Panairi do të jetë i hapur nga sot (25 gusht), ora 11:00 deri 15:00 dhe do mbahet në Pallatin e Rinisë (përballë Sallës të Kuqe), në Prishtinë.