Franics Albert Sinatra, që në skenë njihet në tërë botën si Frank Sinatra, konsiderohej si një nga figurat më të famshme të shekullit të kaluar. Rivalët e vetëm të tij për këtë titull ishin Bing Crosby, Elvis Presley dhe ‘The Beatles’.
Karrierën e kishte nisur duke kënduar nëpër ndeja të vogla, me pak njerëz, për t’u bërë më pas vokalist grupi, fillimisht me ‘The Hoboken Four’, bashkë me Harry James, e më pas me Tommy Dorsey. Sinatra njihet nga fansat e tij edhe si ‘Ol Blue Eyes’ apo sy kaltëroshi.
Ai ka luajtur në më shumë se 50 filma të ndryshëm, madje edhe në disa tejet serioz, siç ishin, ‘The Manchurian Candidate’, ‘From here to Eternity’, ‘Ocean’s Eleven’, ‘Guys and Dolls’ si dhe ‘Pal Joey’.
Frank Sinatra është fitues i 10 çmimeve Grammy, 2 çmimeve Golden Globe, e po ashtu ai fitoi edhe çmime OSCAR, njërin për ‘Aktorin më të mirë në rolin mbështetës’, për rolin e tij në filmin ‘From Here to Eternity’, ndërsa tjetri OSKAR ju dha si çmim nderi, për punën e tij në filmin e shkurtër ‘The House I Live In’, i cili ishte në mbrojtje të barazisë racore dhe sekularizmit.
Mirëpo Frank fitoi edhe shumë çmime tjera të njohura, si: ‘The Jean Hersholt Humanitarian’, ‘Screen Actors Guild Life Achievement Award’ dhe ‘Cecil B DeMille Award’. Në nivel nacional, ai fitoi çmime, si: ‘Kennedy Center Honors Lifetime Achievement’, ‘Medaljen e Artë të Kongresit’ dhe ‘Medaljen Presidenciale për Liri’.
Pavarësisht që Frank Sinatra, kishte paralajmëruar pensionimin e tij qysh më 1971, nuk ishte e mundur që fansat ta linin atë të qetë. Ai u shfaq në filma dhe seriale të ndryshme deri më 1980. Më 1993 dhe 1994, ai lansoi dy albume të quajtura ‘Duets I’ dhe ‘Duets II’, në të cilat i kishte përmbledhur bashkëpunimet me këngëtarët tjerë gjatë karrierës së tij.
Ylli i pavdekshëm, Frank Sinatra, u shua nga kjo jetë më 14 maj të vitit 1998, mirëpo vepra e tij, muzike e tij vazhdon të jetojë përgjithmonë në zemrën e secilit prej nesh.