Teatri i kukullave në qytetin e Prishtinës ‘Dodona’, nesër (8 shkurt), nga ora 12:00 prezanton shfaqjen “Fjalët magjike”, nga Alba Loxha, me regji të Shkurtë Aliu. Në këtë shfaqje bëhet fjalë për Hanën dhe Diellin të cilët janë shokë shumë të mirë. Ata edhe në kopsht janë në të njëjtën klasë, mirëpo ndonjëherë përpos lojës, ata fjalosen shumë dhe kështu e prishin miqësinë. Por, se cili është qëllimi i shfaqjes në fjalë, për Radio KFOR-in ditë më parë tregoi drejtori i teatrit ‘Dodona’, Visar Krusha: “Kjo shfaqje ka për temë përdorimin e fjalëve magjike të tilla si: të lutem, më fal, faleminderit si dhe njohjen e këtyre fjalëve dhe përdorimin e tyre nga fëmijët, pasi kjo ka efekt pozitiv në integrimin e fëmijëve në shoqëri.”
Fjalët magjike duhet t’i mësojnë të gjithë fëmijët, sepse kur të rriten do të veçohen me këto sjellje, do të krijojnë shumë miqësi, do të shpërndajnë dashuri dhe do t’i dhurojnë botës lumturi.