Organizata ndërkombëtare që vepron nëpërmes projekte në 6 vende të Ballkanit Perëndimor ‘Regional Youth Cooperation Office (RYCO)’, ka organizuar një garë për të rinjtë për të dizajnuar logon e ‘Samitit të Procesit të Berlinit’, për këtë vit. Thirrja është e hapur për të rinjtë e moshave nga 18 deri në 30 vjeç, që vijnë nga Ballkani Perëndimor (Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).
Pjesëmarrja në këtë konkurs është vullnetare dhe falas. Organizatorët do të vlerësojnë autorët e tre logove më të mira me çmime monetare: çmimi i parë do të fitoj 2.000 €, çmimi i dytë 1.000 € dhe çmimi i tretë 500 € bruto.
Aplikimi do të jetë i hapur vetëm deri me datën 7 prill, 2021, ndërsa punimet e paraqitura duhet të ruhen në një rezolucion prej 300 DPI, në dy formate si grafikë vektoriale në format PDF ose EPS dhe në formatin JPG. Dorëzimi është i mundur vetëm përmes postës elektronike. Për informata shtesë rreth rregullave të aplikimit mund të vizitoni faqen: www.rycowb.org