Regjisori i filmit “Kthimi”, Kastriot Abdyli, së fundmi ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm për krijimtarinë e tij artistike, meqenëse do të jetë në konkurrencë zyrtare në “Oldenburg International Film Festival” në Gjermani, i cili mbahet nga data 12-16 shtator.
Ky film do të shfaqet me 13 shtator në orën 19:00 si dhe me 14.09.2018 në ora 16:00 në Oldenburg.
Filmi flet për kontradiktat e kulturës shqiptare dhe asaj euro-perëndimore si rrjedhojë e globalizimit dhe dyndjes njerëzore.
Për më shumë detaje rreth realizimit të këtij filmi, Radio KFOR-i kontaktoi regjisorin dhenjëherësh skenaristin e filmit “Kthimi”,Kastriot Abdylin.
“Filmi është një dramë që ngërthen kontardita mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë situata komike dhe është xhiruar në Maqedoni dhe Shqipëri.Vlen theksuar se Filmi “Kthimi” ka marre ftesëedhe për në Festivalin 67 ‘International Filmfestival Mannheim’, në Heidelberg të Gjermanisë, në Kategorinë konkurencës zyrtare”.